Në zonën e Freskut në Tiranë disa pallate kane pesuar demtime nga termeti. Por duket se kesaj zone ende nuk u ka ardhur radha per t’u inspektuar nga ekspertet.
Disa banore i thane “Abc News” se vazhdojne te jetojne me frike ne apartamentet e tyre. Ndersa disa familje te tjera i kane braktisur ato.
Rreth 200 apartamente në zonën e Freskut në Tiranë u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Banorët kanë frikë të qëndrojnë brenda apartamenteve të tyre. Ata tregojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti te ky bllok pallatesh në zonën e njohur ndryshe si “Thesari”…
‘Kemi frikë të kalojmë me fëmijët andej se bien copat e suvasë”
Marrin përsipër të bëjnë edhe rolin e ekspertit pasi një i tillë nuk është dukur deri mesditën e 12 dhjetorit.
Por keta banorë ndjehen të harruar dhe shtëpitë e tyre po i riparojne vetë.
Anetarët e familjes vata kanë filluar t’i bëjnë vetë rikonstruksionet e banesës së tyre, ndërkohë askush nga inxhinierët e mirëfilltë nuk ka ardhur për të parë gjendjen e banesës së tyre.
Arianit Vata bashkë me anëtare të tjerë të familjes u rikthyen për të jetuar përsëri në banesë, pasi askush nuk i siguroi një të tillë me qira.
“Ekspertë të mirëfilltë thonë që ësëhtë i fuqishëm thjeshtë ka probleme me suvanë. Siguri s’ka fare po nuk erdhën ekspertë të mirëfilltë.
Ndërsa e nëna e Arianit thote se pallati u ndërtua pesë vite më pare, por tani eshte pothuajse jashtë funksionit.
“Para pesë vitesh e kemi blerë këtë hyrje, ka qenë pallat i ri, me u prish pallati i ri është e papranueshme”, shprehet ajo.
Më i vjetri i familjes Vata nuk qëndron në banesë. Shkon tek të afërmit e tij gjatë mbrëmjes dhe ditën është në pritje të grupeve të vlerësimit…
“Derisa shteti të na sigurojë që nuk ka rrezikshmëri , ne nuk e dimë”, thotë Prel Vata.
Një tjetër hyrje është dëmtuar. Lubjana Hoxha na fton për ta parë nga afër dhe se si është dëmtuar banesa e saj.
“Ja shikojeni edhe vetë çfarë kanë bërë, kjo është thjeshtë një dërrasë”, thotë ajo.
Vetëm 20 familje janë rikthyer aktualisht në bllokun e pallateve të dëmtuar nga tërmeti, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vijojnë të qendrojnë tek të njohurit e tyre, në pritje të një përgjigje përfundimtare nga eskpertët e ndertimit./abcnews.al