Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë udhëzimet për qytetarët e saj disa orë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ambasada këshillon qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha në qytet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për informacionet më të fundit.
“Para Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmoret e Kombit është planifikuar të zhvillohet një protestë ditën e enjte, datë 7 korrik 2022, me fillim në orën 19:00. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë protesta zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada ne këshillat për qytetaret amerikane që jetojnë në vendin tonë”, thuhet në njoftim. /abcnews.al