Disa prej ‘veteranëve’ socialistë do të garojnë në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa të tjerë nuk do të jenë më pjesë e parlamentit të ardhshme, pasi nuk u përfshirë në lista.
Në nisje të punimeve të seancës plenare ata kanë komentuar vendimin e kryesocialistit për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Mimi Kodheli: E kam sfiduar veten edhe here të tjera, kështu e kam jetën unë sfida. Kam refuzuar të jem në listë të mbyllur
Nasip Naco: më shikoni si jam 1.85, do të thotë jam ky që jam. E falenderoj z.Rama që vuri kritere të forta që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë që vjen një ditë dhe duhet të ikësh. Në shtator do të jem avokat dhe ka nevojë ky vend sidomos pas këtyre ngjarjeve ka nevojë për avokatë. Unë ia kam kthyer borxhin PS-së, as I kam borxh as më ka borxh jam një qytetar I thjeshtë. Ky vend ka nevojë edhe për brezin e ri sidomos të alternuar.
Eduard Ndreca : Po s ka rëndësi, rëndësi ka të fitojë PS. Kam mbajtur një pozicion shumë të rëndësishëm në PS, tani do rikthehem në fakultet
Xhemal Qefalia: Është sfiduese është edhe një kënaqësi që pas përfundimit të zgjedhjeve të shkosh me votat e qytetarëve, të jep sadisfaksion. Do vijoj të punoj që PS të jetë fituese në 11 maj. Asnjë mërzi me Ramën, për listën e hapur
Lavdrim Krrashi: Kemi një axhendë të ngjeshur sot në parlament kjo është detyra ime, nuk e kam problem fare, kjo është puna e 15 që kam bërë në karrierën time profesionale. Aspak i zhgënjyer, unë pas 4 vitesh në parlamentin e Shqipërisë largohem ballë lart, krenar dhe faqebardhë mbi të gjitha kjo është e rëndësishme për mua./abcnews.al