“Dirigjenti” spanjoll i mesfushës, Rodri fiton “Topin e Artë”

schedule22:44 - 28 Tetor, 2024

schedule 22:44 - 28 Tetor, 2024

Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.

Pas dorëzimit të “Copa Trophy” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe atë femrave, nderimeve në kujtim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, çmimit për sulmuesin më të mirë “Gerd Muller”, atij “Lev Yashin” e “Johan Cruyff” për portierin dhe trajnerin më të mirë, si dhe “Topit të Artë” për femra tashmë ka ardhur radha e trofeut të fundit dhe më të rëndësishëm të mbrëmjes.

Bëhet fjalë për “Topin e Artë”, në futbollin e meshkujve, ku për çmimin garuan Jude Bellingham, Rodri e Vinicius Junior, me “regjisorin” spanjoll të mesfushës, Rodri, i cili mundi tre rivalët e tij në garën për trofeun e madh.

Ndërkaq, kujtojmë se për të siguruar trofeun e madh, mesfushori spanjoll, siguroi titullin e Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City, si dhe Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani, Euro 2024, me Spanjën, ku u shpall edhe lojtari më i mirë i kompeticionit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!