Diplomohen qindra studentë në universitetin Metropolitan Tirana

schedule15:47 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 15:47 - 14 Dhjetor, 2022

Qindra studentë të Universitetit Metropolitan Tirana u dhanë fund studimeve të tyre për të nisur një rrugë të re në tregun e punës.

E pranishme në ceremoninë e diplomimit të Universitetit Metropolitan Tirana, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vuri në pah cilësinë e këtij universiteti me fokus në shkencat ekzakte, ku këtë vit ka hapur edhe programin e studimeve doktorale në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente në bashkëpunim me një rrjet universitetesh franceze dhe amerikane.

Presidenti dhe themeluesi i Universitetit Metropolitan, inxhinieri Arjan Çukaj u shpreh i lumtur që universiteti sot ka ndërtuar një rrjet bashkëpunëtorësh ndërkombëtarë duke afruar shumë profesorë të huaj në të tre fakultetet e tij.

Në përshëndetjen e tij, Rektori Prof. Dr. Nikolla Civici tha se UMT ka kaluar me sukses mbi 30 akreditime institucionale dhe në nivel programesh, duke ofruar garancinë e një diplome cilësore në Shqipëri dhe jashtë vendit po ashtu.

Universiteti Metropolitan Tirana i profilizuar tërësisht në shkencat ekzakte ofron programe studimi në shkenca kompjuterike, inxhinieri, arkitekturë dhe në ekonomi, si edhe është tashmë universiteti i parë që ofron studimet doktorale në fushën e inteligjencës artificiale. /abcnews.al