​Diplomatja e lartë e SHBA-së këtë javë viziton Kosovën dhe Serbinë

schedule19:45 - 8 Maj, 2023

schedule 19:45 - 8 Maj, 2023

Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, gjatë kësaj jave do vizitojë Kosovën edhe Serbinë.

Power pritet të qëndrojë fillimisht në Kosovë e më pas të udhëtojë drejt Serbisë, për të takuar udhëheqësit e të dyja vendeve ndërkohë që liderët e SHBA-së dhe Evropës punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Qëllimi i vizitës është që t’i inkurajojë dy liderët të qëndrojnë në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të vazhdojnë të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat e huaja.

Poëer do të jetë zyrtarja e parë e lartë e qeverisë amerikane që do të udhëtojë në rajon që kur Bashkimi Evropian ndërmjetësoi një takim midis krerëve të dy qeverive javën e kaluar në Bruksel, duke i inkurajuar ata që të kthehen në dialog paqësor.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!