Diplomati shqiptar: NATO s’mund të ndërhyjë në Ukrainë vetëm me dy ditë luftë, Rusia gjigant bërthamor

schedule20:11 - 25 Shkurt, 2022

schedule 20:11 - 25 Shkurt, 2022

Teksa foli për luftën në Ukrainë, diplomati shqiptar, Mal Berisha, pohoi se nuk mund të ketë një ndërhyrje ushtarake nga NATO vetëm me dy ditë luftë, pasi një lëvizje e tillë duhet të kalojë në disa etapa dhe faza.

Diplomati tha në emisionin “Radar Informativ” në ABC se Rusia është një ndër vendet më të fuqishme ushtarakisht në botë, duke e cilësuar si gjigand bërthamore, fakt ky që e bën NATO-n të mendojë dy herë një ndërhyrje ushtarake të mundshme për të ndaluar Putinin.

Lexo edhe:A do largoheni nga Ballkani i Hapur nëse Serbia mbështet Rusinë? Përgjigjet Rama

“Sapo ka mbaruar konferenca e NATO, Stoltenberg tha se po afrohen trupa drejt Ukrainës, aeroplanë që po afrohen por nuk tha se do ketë masa ushtarake, përpos ruajtjes së integritetit të vendeve të NATO.

Nuk thuhet askund se NATO do të ndërhyjë. NATO e drejtojnë njerëz midis politikanëve në të mirë të vendeve tyre. Nuk mund të pritet me dy ditë luftë të ketë ndërhyrje të menjëhershme ushtarake nga NATO. Nuk vihet karroca para kalit. Ka pikëpyetje shumë të mëdha.

Rusia është super fuqi, nga ana e ushtrisë. Pse nuk nis lufta me Korenë e Veriut? Sepse ka mbushje bërthamore. Prandaj NATO nuk reagon ndaj Rusisë, ajo ka shumë mbushje bërthamore. Rusia gjigant bërthamor”, u shpreh diplomati./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!