Diplomati i karrierës në SHBA arrestohet për spiunazh

schedule23:12 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 23:12 - 5 Dhjetor, 2023

Ish-diplomati i karrierës në SHBA është akuzuar se punoi si agjent sekret për Kubën komuniste. Prokuroria amerikane rastin e tij e ka cilësuar si një nga tradhtitë më të mëdha në historinë e shërbimeve të huaja amerikane.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Manuel Rocha ishte i përfshirë në aktivitete klandestine për Kubën që prej vitit 1981. Ai vazhdimisht është takuar me agjentët kubanë teksa zyrtarët qeveritarë të SHBA-së i ka gënjyer për udhëtimet dhe kontaktet në Kubë. Rocha është akuzuar për krime, përfshirë punën si agjent i qeverive të huaja.

Prokuroria amerikane ka thënë se ai është rast i gjallë i asaj që zyrtarët amerikanë kanë pretenduar se Kuba dhe shërbimet e saj famëkeqe kanë pasur cak zyrtarët qeveritarë që mund të ofrojnë informacione qeveritare për Kubën. 73-vjeçari ka punuar si diplomat në Bolivi, Argjentinë dhe Kubë. Ai është arrestuar të premten në Miami.