Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Diplomatët amerikanë kundër mbylljes së USAID, letër Rubios: Rrezikohet partneriteti me aleatët

schedule22:19 - 5 Mars, 2025

schedule 22:19 - 5 Mars, 2025

Qindra diplomatë në Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar i kanë shkruar zyrtarisht Sekretarit të Shtetit Marco Rubio duke protestuar kundër shpërbërjes së USAID-it. Ata argumentojnë se shpërbërja e agjencisë minon lidershipin dhe sigurinë e SHBA.

Diplomatët thonë se ngrirja e 20 janarit nga administrata e re e Donal Trump mbi pothuajse të gjithë ndihmën e huaj rrezikon gjithashtu diplomatët dhe forcat amerikane jashtë shtetit, por gjithashtu edhe jetën e miliona njerëzve jashtë vendit që varen nga ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 700 njerëz kanë nënshkruar letrën, sipas Reuters.



“Vendimi për të ngrirë dhe ndërprerë kontratat e ndihmës së huaj dhe dhënien e ndihmës pa ndonjë rishikim kuptimplotë rrezikon partneritetin tonë me aleatët kryesorë, gërryen besimin dhe krijon hapje për kundërshtarët që të zgjerojnë ndikimin e tyre,” thuhet në letër.

“Ngrirja e ndihmave për shpëtimin e jetës ka shkaktuar tashmë dëme dhe vuajtje të pariparueshme për miliona njerëz në mbarë botën”, thuhej në letër, duke shtuar se pavarësisht deklaratave për heqjen dorë nga programet e shpëtimit të jetës, fondet mbetën të mbyllura.

Presidenti e ngarkoi miliarderin Elon Musk që të çmontojë USAID-in si pjesë e një shtytje të paprecedentë për tkurrjen e qeverisë federale mbi atë që të dy thonë se është shpenzim i kotë dhe abuzim me fondet.

Ndihma e huaj nuk është bamirësi. Përkundrazi, ajo është një mjet strategjik që stabilizon rajonet, parandalon konfliktin dhe çon përpara interesat e SHBA,” thuhej në letër.

Presidenti republikan, duke ndjekur atë që ai e quajti një axhendë “Amerika e para”, urdhëroi një pauzë 90-ditore për të gjithë ndihmën e huaj pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Urdhri ndaloi operacionet e USAID-it anembanë botës, duke rrezikuar shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmës mjekësore për shpëtimin e jetës dhe duke i hedhur në kaos përpjekjet globale të ndihmës humanitare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!