Dinastia Krasniqi pushton boksin gjerman. Ardiani ‘mbret’ i KO, rrëzoi 5 rivalë për pak sekonda

schedule09:57 - 14 Qershor, 2023

schedule 09:57 - 14 Qershor, 2023

Boksi duket se është kthyer në një pjesë të rëndësishme të familjes Krasniqi. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, këtë të mërkurë Ardian Krasniqi, nipi i kampionit të boksit Luan Krasniqi ka folur në lidhje me këtë sport që duket se e ka kthyer familjen në qendër të vëmendjes.

Ardiani në një lidhje direkte është shprehur se përpos tij këtë sport e ushtron vëllai dhe babi i tij, ku ky i fundit është njëkohësisht edhe trajneri personal i boksierit.

“Dashuria për këtë sport ka ardhur që fëmijë, dhe ka qenë xhaxhai im në atë kohë që ka qenë në kulmin e karrierës dhe ka qenë figura e tij që më ka bërë të ndjek këtë rrugë. Ai ka qenë motiv për mua që të ndjek hapat e tij.

Babai ka qenë edhe në stafin e Luanit dhe kam përfitruar shumë dhe çdo ditë ishim në stërvitje dhe ishte shumë e mirë për mua që të drejtohem nga babai im. Nuk ka pas tjetër rrugëdalje për mua përveçse boksi”, ka thënë i riu.

Ndër të tjera ai ka theksuar se përpos bolsit që tashmë ka lkaluar në një fazë profesionisti, ka studiuar edhe për IT që të jetë një mundësi e dytë nëse rrugëtimi në boks nuk do të ketë sukses.

Gjithashtu është shprehur se vëllai i tij është më i mirë në këtë sport edhe pse është më i vogël se ai.

“Kam studiuar për IT dhe nëse nuk ecën boksi e kam  jë rrugë të dytë. Në gjermani është e pazakontë që një boksier të jetë me universitet. Është pak stress kur jam në ring pasi duhet që të krenoj edhe emrin e tij, dhe dua që të ndjek rrugën e tij.

Arianiti është vëllai im është në kategorinë që ka qenë edhe luani dhe deri më tani i ka ecur shumë mirë. Në stërvitje me raste jemi ushtruar së bashku por jo goditje reale, por tani është bërë më i mirë se unë dhe nuk do të futem më me të në stërvitje”, është shprehur Krasniqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!