Dinamo vendos të “dërgojë” Teutën në “Elbasan Arena” për sfidën e mesjavës

schedule15:15 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 15:15 - 5 Dhjetor, 2021

Abissnet Superiore do të luajë ndeshjet e javës së 12-të të saj në mesjavë duke filluar ditën e martë me sfidat Tirana-Kastrioti, Dinamo-Teuta, të mërkurën Skëndërbeu-Egnatia dhe Vllaznia-Partizani, për ta mbyllur ditën e enjte me sfidën Kukësi-Laçi.

Dinamo do të përballet me Teutën ditën e martë, sfide e cila merr një vëmendje shumë të madhe duke pasur parasysh edhe pozitat e dy skuadrave në tabelën e klasifikimit, të cilat i ndan vetëm 1 pikë me blutë që ndodhen në vendin e 7-të ndërsa djemtë e detit në vendin e 6-të.

Duke qenë se skuadra e Tiranës dhe Dinamo të dyja zbresin në të njëjtën ditë në fushën e blertë “Air Albania” është rezervuar nga bardh e blutë e kryeqytetit dhe në këto kushte blutë e Bledi Shkëmbit janë të detyruar të “shtegtojnë” në një stadium tjetër.

Drejtuesit kanë zgjedhur “Elbasan Arena” për të zhvilluar sfidën e radhës kundër durrsakëve, vendim që është konfirmuar nga vetë Dinamo në rrjetet sociale.

“Java 12- FK Dinamo – KF Teuta! E Martë, 7 Dhjetor, Ora 16:45, Stadiumi ‘Elbasan Arena’”, thuhet në postimin  klubit. /f.a/abcnews.al