Dinamo vijon të përforcohet. Klubi kryeqytetas ka afruar një tjetër lojtar italian dhe ai është Matteo Ortolani. 19-vjeçari aktivizohet në sulm dhe vjen nga grekët e Acharnaikos. Ortolani ka qenë edhe pjesë e moshave të Milanit më parë.
Blutë kanë realizuar shumë goditje në merkato dhe kanë përforcuar ekipin me emra si: Erald Kolgega, Klajdi Kuka, Franc Zylyftari, Cristiano Dovidio dhe Matteo Ortolani.
Dinamo ka programuar një miqësore për ditën e diele dhe do të përballet me Egnatian. Ndeshja do të luhet në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes dhe nis në orën 13:00. /abcnews.al