Dinamo e Kastrioti ndahen në paqe, Turbina thyen Vorën

schedule13:19 - 30 Maj, 2020

schedule 13:19 - 30 Maj, 2020

Dinamo-Kastrioti dhe Turbina-Vora janë dy përballjet miqësore të zhvilluara ditën e sotme në kryeqytet. Blutë u ndanë në barazim me krutanët. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe për skuadrën e italianit Cammarata shënoi Kaloshi.

Kastrioti e gjeti rrugën e rrjetës me penallti. Sulmuesi Taulant Marku u tregua i saktë, ndërkohë që drejtuesit po mendojnë të gjejnë edhe një rival tjetër për miqësore, pasi kalendari ua ka rezervuar pushim javën e parë pas rikthimit të kampionatit.

Miqësorja tjetër, mes Turbinës dhe Vorës, u mbyll me shifrat 3-1 në favor të skuadrës së drejtuar nga Vladimir Gjoni. Braziliani Santiago hapi takimin, ndërkohë që më pas Jurgen Peqini realizoi edhe dy herë të tjera për cërrikasit. /abcnews.al