Dinamo aktive në merkato, zyrtarizon një portier dhe premton dy talente

schedule18:12 - 11 Janar, 2020

schedule 18:12 - 11 Janar, 2020

Dinamo po i mungon Superiores dhe te blutë kryeqytetas, po punojnë shumë për përforcimin e skuadrës dhe rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Klubi ka zyrtarizuar pak çaste më parë afrimin e portierit Klajdi Kuka. 29 vjeçari është afrimi më i fundit i Dinamos. Gjithashtu, klubi kryeqytetas ka premtuar edhe afrimet e dy talenteve nga Serie A në këtë merkato janari.

Njoftimi i Dinamos:

Zyrtare/ Klajdi Kuka është lojtari më i ri i Dinamos.

Portieri 29-vjeçar me mjaft eksperiencë, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit, për të qenë pjesë e 18 herë kampionëve te vendit në vazhdim.

Më herët, Kuka ka qenë pjesë e Tomorit, Tërbunit e Kastriotit në Superiore, ndërsa ka provuar të luajë edhe në ligat gjermane.

Merkato vazhdon dhe klubi po punon për të sjellë në kryeqytet edhe dy yje të rinj nga klube të rëndësishme të Serisë A.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!