Dinamo vijon të bëjë lëvizje në merkato dhe këtë herë nuk ka firmosur një italian, por një lojtar nga Ekuador. Ai luan si mesfushor i majtë dhe klubi kryeqytetas ka dalë me një deklaratë, ku zyrtarizon firmosjen e kontratës.
“José Andrés Salazar Mosquera firmos me Dinamon! 23-vjeçari Ekuadorian luan si mesfushor i majtë dhe vjen nga kampionati vendas, ku ka qënë pjesë e SD Aucas dhe Universidad Católica.
Ai ka bindur stafin teknik dhe në vazhdim do të jetë pjesë e ekipit të teknikut Cammarata”, njofton klubi i Dinamos përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B7s8K8sAs4Z/?igshid=7299pfzgjh5h