Dinamika e vrasjes së nënkomisarit, autori qëlloi 8 herë, pas plumbit të parë u ul në vendin e shoferit

schedule10:20 - 29 Shtator, 2021

schedule 10:20 - 29 Shtator, 2021

Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së nënkomisarit të policisë së Lezhës Saimir Hoxha. ABC mëson se Aldi Rama ka pasur me vete dy krehëra me fishekë pistolete në momentin e ngjarjes.

Njërin prej tyre e ka hedhur në vendin e ngjarjes pasi qëlloi në drejtim të Hoxhës ndërsa tjetri është gjetur aty ku 21-vjeçari qëlloi ndaj vetes.

Gazetarja Xhensila Kodra mëson se pasi efektivët kanë nxjerrë nga makina dy djemtë që shoqëronin Ramën, i kanë kërkuar edhe atij që t’i nënshtrohet kontrollit. Pas thirrjes së dytë ai u është përgjigjur: Nuk më kontrolloni dot mua

Rama ka qëlluar drejt efektivit fillimisht nga sedilja e pasme dhe plumbi e ka kapur atë në qafë. Më pasi ai ka dalë nga makina për t’u ulur në vendin e shoferit dhe aty ka qëlluar sërish drejt Hoxhës.

Lexo edhe: S’jam vrasës, por mos më detyroni! Tatuazhi paralajmërues i Aldi Ramës në krah, çfarë gjeti policia në vendin e ngjarjes

Kësaj radhe plumbi i ka kapur zemrën nënkomisarit i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja të qitura nga pistoleta TT e autorit dhe 7 të tjera nga dy efektivët e tjerë, kolegë të Saimir Hoxhës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth 500 metra nga parcela ku efektivët kishin asgjësuar 110 rrënjë kanabis. Mostrat e lëndës narkotike janë gjetur në makinën e efektivëve të policisë. m.v/abcnews.al