Një i vrarë dhe një i vetëvrarë është bilanci nga ngjarja e rëndë në Korçë. “ABC News” mëson se autori i dyshuar i vrasjes në Korçë është Ilo Lluka i cili ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljani Pine.
Si pasojë e plagëve të marra 40 vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë por ka humbur jetën. Ndërkohë sipas policisë autori Ilo Lluka më pas ka vrarë vetën.
Dyshohet se shkak i këtij konflikti është për çështje pronësie, një apartament. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Roland Beqiraj, mësohet se babai i autorit të dyshuar të vrasjes Ilo Llukës, bashkëjetonte me mamanë e Emiljano Pines. Dhe babai i Ilo Llukës shtëpinë e tij do t’ja pasonte djalit të bashkëjetueses, pra Emiljano Pines. Kjo duket se ka qenë edhe shkaku i konfliktit që shkaktoi edhe dy të vrarë mbrëmjen e sotme në Korçë. Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku po qëndronte Emiljano Pine dhe e ka thirrur këtë të fundit për të dalë jashtë dhe për të biseduar. Por sapo 40-vjeçari ka dalë nga lokali Ilo Lluka e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, më pas ai është vetëvrarë.
/abcnews.al/