Dimri nuk “shkulet” nga Dibra, dëbora mbulon lulet e pemëve, temperaturat -3°C

schedule12:31 - 11 Prill, 2022

schedule 12:31 - 11 Prill, 2022

Reshjet e borës që ranë ditën e djeshme në Dibër, mbushën edhe një herë malet. Flokët e bardha të dëborës kanë mbuluar edhe zonat e ulëta në lartësinë 550 metra mbi nivelin e detit.

Ditën e sotme janë ulur ndjeshëm temperaturat. Mëngjesin e sotëm termometri ka shënuar sërish -3°C në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat mbi 800 metra temperaturat kanë qenë edhe më të ulëta. Dimri i vonë ka gjetur të lulëzuara një pjesë të pemëtoreve.

Temperaturat e ulëta ndikojnë ndjeshëm në uljen e prodhimit, edhe pse bora nuk qëndroi gjatë. Abc kontaktoi me drejtues dhe specialistë të bujqësisë, por ato nuk pranuan të prononcohen me justifikimin se nuk u lejohet dhe se për çdo situatë duhet të dalin specialistë të Ministrisë së Bujqësisë. Në komunikimin me ta u shprehën se mendohet që ngricat mund të mos kenë shkaktuar probleme.

/abcnews.al