Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjidhet ngërçi politik në Kosovë/ Dimal Basha kryetar i Kuvendit, propozimi i VetëVendosjes mori 73 vota

schedule11:29 - 26 Gusht, 2025

schedule 11:29 - 26 Gusht, 2025

Dimal Basha, është kryetari i ri i parlamentit të Kosovës me 73 vota pro, 30 kundër me 3 abstenim.

Ai bëri bashkë votat e VeëVendosjes, partisë së tij që e propozoj dhe ato të Partisë Demokratike të Kosovës, mes të cilave edhe votën edhe kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi.

Ai u propozua nga ministrja në detyrë e arsimit Arbërie Nagavci, e cila bëri edhe një prezantim të kesaj figure me asnjë kontribut të këtyre përmasave, por siç tha Nagavci me nënshtetësi edhe amerikane, duke kërkuar votën e kolegëve.

Më në fund, Avni Dehari la vendin e drejtuesit të seancave, plot 58 të tilla, duke ja lënë atë të lirë Dimal Bashës, një kandidaturë që nga subjektet e tjera politike deri përpara zgjedhjes u quajt si një përfaqesues i nivelit të ulët dhe se partia e parë kishte mundësi të propozonte dikë me përfaqësues.

Pas këtij vendimi i hapet rrugë formimit të një qeverie të re të dale nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke shenjuar po ashtu datën kur fillon numërimi mbrapsht për Albin Kurtin dhe tentativën e tij për të gjetur aleatë, edhe pse vendi ngeci politikisht për më shumë se 6 muaj dhe humbi nga kalkulimet personale miliona euro nga Bashkimi Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!