Dilema për vaksinën anti-Covid, cënohet sasia për ata që janë vaksinuar të parët

schedule15:05 - 21 Janar, 2021

schedule 15:05 - 21 Janar, 2021

Nga Ajgena Korbi

Me dy shkurt kryeministrit Edi Rama i takon të marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Ashtu si shefi i qeverisë dhe shumë mjekë e infermierë të spitaleve ku trajtohen të infektuarit me Sars CoV 2 duhet të kryejnë injeksionin tjetër antiCovid në muajin shkurt.

Vaksina e kompanisë Pfizer dhe Biontech aplikohet me dy doza dhe ato kryen 21 ditë larg njëra tjetrës.

Me mbërritjen e 975 dozave të para të vaksinës specialistët e Institutit të Shëndetit Publik deklaruan se për secilin person që merr injeksionin e parë do të ruhej dhe i dyti. Ndërkohë që javën e  tretë të muajit janar pritej të mbërrinin në Shqipëri dhe rreth 10 mijë e 700 doza të tjera vaksinë.

Akualisht procesi i vaksinimit po vijon dhe sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu numri i bluzave të bardha që janë vaksinuar ka shkuar në 549.

Vaksina  që duhej ruajtur për ata që kanë marrë dozën e parë është cenuar ndërkohë kompania prodhuese ka lajmëruar shtetet se sasia që presin të marrin prej saj do t’ju vonohet.

Në këto kushte ende nuk dihet  si do të vijojë procesi i vaksinimit në vend dhe kur do ta marrin dozën  e dytë të vaksinës personat që iu nënshtruan vaksinimit të parët mes tyre dhe kryeministri Rama. /abcnews.al