Dilema për formacionin, Myrto Uzuni e Endri Çekiçi fitojnë “terren”

schedule09:13 - 8 Tetor, 2021

schedule 09:13 - 8 Tetor, 2021

Dueli në Hungari i Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm dhe kuqezinjtë do të bëjnë maksimumin për të marrë tre pikët, ose të paktën të mos humbin dhe duelin me Poloninë në “Air Albania” më pas ta kenë një finale të vërtetë.

Trajneri Edi Reja ëshët munduar gjatë këtyre ditëve të heqë dilemat që ka për formacionin që do të zbresë në fushë kundër Hungarisë, nesër prej orës 20:45. Piketat kryesore italiani i ka vendosur, por duhet të ndajë mendjen për sulmin dhe mesfushën.

Sokol Cikalleshi është titullar i padiskutueshëm dhe Reja është në mëdyshje mes Uzunit dhe Manajt, me beratasin që ka fituar pikë së fundmi. Edhe në mesfushë ka një dilemë, mes Bajramit dhe Çekiçit.

Pogradecari po kalon një formë të mirë dhe mund ta nisë nga fillimi në Hungari. Me Konyaspor ka shkëlqyer dhe tani trajneri Reja po e merr në kosideratë për ta aktivizuar si titullar në një ndeshje shumë të rëndësishme. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!