Dilema e madhe e Luis Suarez, tifozët e Barçës të bindur për vendimin e tij

schedule08:17 - 31 Korrik, 2020

schedule 08:17 - 31 Korrik, 2020

Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona. Sulmuesi 33-vjeçar ka edhe një vit kontratë me klubin katalanas, që mund të rinovohet deri në verën e vitit 2022 nëse ia del të luajë 60% të ndeshjeve në sezonin e ardhshëm.

Inter Miami e kërkon në MLS. Presidenti i klubit amerikan, David Beckham po merret personalisht me këtë operacion dhe oferta në drejtim të sulmuesit të njohur është tunduese. Goleadori ka kërkuar kohë për t’u përgjigjur dhe po mendohet.

Mundo Deportivo ka kryer një sondazh në lidhje me të ardhmen e tij, aty ku kanë marrë pjesë tifozët e Barcelonës. 76% të tyre janë të sigurt që “El Pistolero” do të pranojë ofertën e Interit dhe do të largohet këtë verë nga skuadra e tyre e zemrës.

Nëse ndodh, drejtuesit e klubit iberik do të hidheshin menjëherë në sulm për Lautaro Martinez. Argjentinasi i Interi është prej kohësh objektivi kryesor dhe shihet si pasardhësi perfekt i Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!