Atletico Madrid nuk po zhvillon një sezon pozitiv. Skuadra nga Madridi ndryshoi shumë verën e kaluar dhe lojtarët e rinj nuk kanë arritur të përshtaten me kërkesat e Diego Simeones. Atletico mbetet e fortë dhe një nga skuadrat më të vështirë për t’u mundur, por nuk është më ajo e viteve të kaluara.
Diçka e tillë mund të ndikojë në largimin e trajnerit argjentinas. Ky muaj është deciziv për Simeone, i cili do të kuptojë më mirë objektivat dhe ambiciet e klubit. Vera mund të sjellë ndarjen pas 9 vitesh me “Colchoneros” dhe e ardhmja pritet të vazhdojë në… Premier League.
TMW raporton se Chelsea është opsioni më i mundur për aventurën e re të Simeones. “Blutë e Londrës” pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në verë, ndër të tjera edhe në pankinë. 49-vjeçari i Atleticos është ndër të preferuarit e klubit anglez, por duhet pritur fundi i sezonit për të parë nëse do të realizohet kjo “martesë”. /abcnews.al