Dilaver: Unë sulmues, por nuk mendoj për veten. Shkodra e meritonte këtë triumf

schedule09:59 - 1 Qershor, 2021

schedule 09:59 - 1 Qershor, 2021

Vllaznia finalizoi me sukses ditën e djeshme një nga sezonet më të mira të dekadës së fundit, duke zënë vendin e dytë në renditje me pikë të barabarta me kryesuesit dhe fituar Kupën e Shqipërisë me shifra minimale ndaj Skënderbeut me një gol të Da Silva në minutën e 39.

Pas ndeshjes festa e shkodranëve nuk kishte kufij, me lojtarët, që zbritën në rrugë dhe festuan së bashku me lojtarët fitimin e Kupës, që vinte pas plot 13 vitesh në Shkodër. Haris Dilaver në një nga rrugët e Shkodër ka folur për gazetarin e ABC, Simon Shkreli dhe ka treguar emocionet e triumfit.

“Jam shumë i kënaqur me sezonin futbollistik këtu te Vllaznia dhe shumë i lumtur me fitoren e Kupës. Kemi punuar shumë gjithë skuadra gjatë gjithë kësaj kohe, si në përgatitjet që kemi bërë dhe kemi arritur me këtë sukses këtu në fund të sezonit futbollistik.

Është e vërtetë që unë jam sulmues dhe asnjëherë s’e kam pasur prioritet veten, por skuadrën dhe kam qenë në fushë ta ndihmoj atë dhe jo veten. Atmosfera sonte këtu është fantastike dhe e meriton ky qytet që pas një viti të gjatë në kushte pandemie të festojë”, tha Dilaver. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!