“Dil dhe mbaj përgjegjësi”, Rudina Hajdari-Ramës: Je lakuriq para shqiptarëve

schedule13:43 - 4 Nëntor, 2019

schedule 13:43 - 4 Nëntor, 2019

E irrituar nga foltorja e Kuvendit, Rudina Hajdari iu drejtua me disa pyetje kryeministrit Rama.

Hajdari i kërkoi Ramës të dalë përpara përgjegjësisë, teksa theksoi se kabineti i tij është i dobët.

Kush e ka fajin sot se një prokuror qëllohet? Kush e ka fajin sot se një grua gjyqtare u vra nga burri i saj . Kysh e ka fajin se dhuna është më e lartë se kurrë? Kush e ka fajin që reforma në drejtësi ka hequr më shumë se gjysmën e prokurorëve dhe gjytarëve? Kush e ka fajin sot se krimi dhe korrpsioni po lulëzjnë në mënyrë të frikshme? Kush e ka fajin se personat e lidhur me krimin futen në politikë? Kush e ka fajin sot që të gjithë këto rrjete kriminale që kanë kapur edhe tregun global nuk janë në gjendje të kontrollohen?

Kush e ka fajin sot për mungesën e mjedisit të bizneseve? Kush e ka fajin sot se nuk ka filluar asnjë proces gjyqësor për personat e larguar nga sistemi i drejtësisë? Kush e ka fajin që zyrtarë të lartë nuk ndiqen penalisht? Kush e ka fajin që cështja e pronave nuk është zgjidhur akoma? Dil pra njëherë zoti kryeministrë dhe mbaj përgjegjësi. Sot ti nuk ke kë të blesh dhe kë të sheshës. S’ke asnjë alibi për tu mbrojtur. Sot nuk ke kujt t’ja hedhësh fajin. Je lakuriq para shqiptarëve pa asnjë shpresë. Sot ke kabinetin më të dobët. Sot i ke shtresën më punëtore të kësaj qeverie që po largohet. Ka vetëm një zgjidhe. Sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të luftojnë për ndryshimin e sistemit. Unë jam kundër këtij sistemi që po vrete demokracinë në vend”, tha Hajdari.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!