Dikur vrau ish-bashkëjetuesen me thikë, më herët përdhunoi kunatën/ Kush është autori i masakrës në Paskuqan

schedule14:53 - 1 Mars, 2023

schedule 14:53 - 1 Mars, 2023

Dan Hutra është autori i dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan. Ai shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë.

LEXO EDHE: EMRI+FOTO/ Ky është autori i dyshuar i krimit me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Paskuqan

Në vitin 2007, ai është akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëjetueses së tij, Dafina Havalja, me të cilën bashkejetonte në një banese me qira në një lagje të Tiranës. Në atë kohë Hutra kishte qëne emigrant në Greqi dhe menjëherë pas krimit Interpoli u vu në lëvizje, se ai mund të arratisej nga momenti në moment.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte Hutra asokohe

Vite më herët, ai gjithashtu ka qene i akuzuar për përdhunimin e kunatës në vitin 2003, krim për të cilin ka vuajtur vetëm tre vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!