Dikur pretendoi se i rrëmbyen fitoren në “Amici”, Klajdi Selimi tregon si i ka marrëdhëniet sot me Maria De Filippin

schedule09:15 - 26 Prill, 2024

schedule 09:15 - 26 Prill, 2024

Klajdi Selimi është një nga balerinët shqiptarë që i ka bërë krenarë të gjithë, pasi spikati në “Amici”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai është kthyer pas në 19 vite në kohë, duke kujtuar edhe kontensimin e fitores.

Ndër të tjera, Klajdi ka treguar dhe si i ka marrëdhëniet sot me Maria De Filippin. Sakaq, ai ka theksuar se nuk e dëmtoi karrierën e tij, pasi mbas asaj eksperience hapi 15 shkolla baleti.

“Eksperienca e ‘Amici’ ishte shumë e dëshiruar. Kisha një lodhje të paparë, isha gjithmonë në shënjetër të shokëve të mi të aventurës, pasi fakti që isha para tyre i drejtonte. Te danci, te publiku, te familja ime gjeta forcën, edhe pse pati shumë debate.

Unë nuk dua t’i jap konotacionin që jam shqiptar, sepse Mediaset më ndryshoi jetën. Megjithëse, unë malin e ngjita vetë. Por ideja aty ishte një gabim teknik që programi nuk donte ta pranonte mbrapa. Teknikisht unë jam fituesi i dancit te Maria De Filippi.

Unë nuk mendoj që e dëmtova karrierën time, duke kontensuar Amicin. unë mendoj që ka politika të tjera të zonjës De Filippi se ajo vendos në shtëpinë e vetë. Unë e falenderoj për mundësinë në atë program.

Kjo nuk do të thotë që karriera ime ndaloi se unë pas ‘Amicit’ hapa 15 shkolla baleti dhe punova për ‘Domenica In’ me Mauricio Konstancën. Kam pasur më shumë se 5 mijë nxënës në Romë që kanë marrë leksione nga unë”, u shpreh balerini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!