Dikur nisi punën si sanitar, sot mjeku më i vyer i Spitalit të Parmës në Itali, historia frymëzuese e shqiptarit

schedule10:38 - 16 Maj, 2023

schedule 10:38 - 16 Maj, 2023

Doktor Shpëtim Baçi është kirurg dhe shef pavioni në spitalin e Parmës në Itali. Ai është shumë i njohur nga pacientët italianë, pasi i ka ndihmuar ata në shumë raste, sidomos gjatë periudhës së pandemisë shpëtoi shumë jetë.

Mirëpo, Baçi ka pasur një histori jete të vështirë, të cilën e ka ndarë me të gjithë në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”. Ai është ndalur veçanërisht te vështirësitë e fillimit, ku i është dashur të nisi gjithçka nga e para, nga mësimi i gjuhës, studimet dhe deri tem puna si sanitar.

“Unë jam nga Erseka dhe kam mbaruar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Prandaj, dua të  falenderoj të gjithë profesorët e mi, sepse na kanë mësuar dhe janë shumë të përgatitur. Unë kam mbaruar në ’92 dhe kanë qene vitet e vështira me sakricë. Prindërit kanë bërë shumë sakrificë për të na mbajtur, që të studionim. Më pas, fillova të punoja si mjek ushtarakë në marinën e Vlorës. Unë punova 7 vjet, dy vjet në Pasha Liman dhe më pas 5 vjet si shef shëndetësie në distriktin detar të Vlorës. Në 2000 u nisa në Itali sepse nusja filloi të studionte këtu si mami-infermiere. Ne ishim të martuar, kishim dhe një djalë, por për t’u bashkuar me familjen, lash punën në Shqipëri dhe fillova në Itali. Në fillim, 6 muaj kam studiuar në universitet për të mësuar gjuhën italiane”, tha ndër të tjera Baçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!