Jusi Sinanaj është pjesë e tregut muzikor prej 6 vitesh. Ajo është nga Vlora dhe dikur në vendlindjen e saj ishte shumë e turpshme, ndërsa sot është shumë afër publikut.
Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, Jusi ka treguar se e vetmja gjë që mund ta shkëpuste nga muzika për një periudhë kohe është një bebe.
“Unë tani jam në kulmin tim të punës, jam e mirëpritur në çdo lokal që shkoj. E vetmja gjë që mund të më bënte të shkëputesha për një periudhë të shkurtër nga muzika është një beb. Aktualisht kam një vajzë që sapo ka bërë 14 vjeç.
Fillimisht nuk kam qenë e ndrojtur, por se çfarë më ndodhi. Nuk dilja dot përpara një turme, mu bë fobi. Nuk arrija dot në momentin që kisha shumë njerëz përpara rrija. Tani jo turp që s’kam, s’bëhet fjalë, po jam shumë afër publikut”, u shpreh ajo.
Më tej, Jusi foli dhe për këngën e saj më të re, “Po du me pi”, duke ndarë detaje të shumta.
“Duhet të bëja një këngë të re verore, por nuk e dija se çfarë doja. Një miku im ma sugjeroi Marjon dhe nuk po dija nëse do më pëlqente. Ai më tha nëse nuk të pëlqen bëjmë një material enkas për ty. Edhe kështu pasi dëgjova disa, kjo më pëlqeu”, tha ajo./abcnews.al