Dikur i thoshte motër, Einxhel bën veprimin e papritur ndaj Beniadës

schedule15:14 - 2 Maj, 2022

schedule 15:14 - 2 Maj, 2022

Ndonëse kishin një raport të ngushtë kur ishin në Big Brother VIP, nuk mund të themi të njëjtën gjë kur dolën jashtë. Einxhel Shkira dhe Beanida Nishani duket se nuk gëzojnë një raport të mirë. Ndonëse përfliteshin prej kohësh, kjo gjë është reflektuar së fundmi nga deklaratat që ka bërë Einxhel.

Në një intervistë që dha së fundmi, Einxhel tha me nota ironie: “Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar.

Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë.” Mirëpo, duket se moderatorja i ka dhënë “goditjen” e fundit modeles.

Ajo e ka hequr nga followers-at në Instagram, që nënkupton se i ka dhënë fund raportit me Beniadën. Kujtojmë që gjatë kohës që ata ishin brenda shtëpisë së famshme, bënë bujë disa deklarata të nënës së Beniadës. Nëpër rrjete sociale, dukshëm kuptohej se ajo nuk e preferonte moderatores si mikeshë të së bijës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!