Dikur grabiti bankën në Itali, sot reperi mban koncert bamirësie në Kukës

schedule10:27 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 10:27 - 1 Dhjetor, 2021

Baba Lleshi është një nga reperët më të rinj dhe më të përfolur të momentit në Shqipëri.Ai ka pasur një jetë shumë intensive si në filma.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Baba Lleshi ka treguar historinë e jetës, ku nga grabitës i një banke në Itali është bërë rrepist. Madje, ai ka zbuluar se është duke shkruar edhe një libër.

Sakaq, së bashku me këngëtarin e muzikës popullore Mirgen Zela, do të organizojnë një koncert bamirësie në Kukës, ku lekët do të shkojnë për bamirësi.

“Unë kam bo ca burg, 6 vjet e gjysmë. Normal si të gjithë djemtë në moshë të re gabojnë dhe ishte një moshë ku pak a shumë logjika nuk është maksimum me moshën.

Patëm bërë një grabitje në bankë në Itali. Nuk ndihem keq kur ma përmendin se kam bërë diçka për shkak të nevojave, nuk e kam bërë për pasion ose për qejf. Nuk kam dëmtuar njëri. Tashmë kam kryer dënimin, merrem me muzikë dhe po shkruaj edhe një libër”, rrëfeu Baba Lleshi./abcnews.al