Dikur bëri bujë me linjat “e nxehta”, këngëtarja shqiptare: Pse nuk kthehem më në muzikë

schedule10:33 - 21 Shtator, 2022

schedule 10:33 - 21 Shtator, 2022

Ledi Vokshi është këngëtarja shqiptare që shumë vite më parë ka bërë bujë në industrinë muzikore, për shkak të estravagancës së saj.

Sot, ajo ka një jetë krejtësisht të re në SHBA, ku është martuar dhe ka dy fëmijë. Ledi duket se ka hequr dorë nga muzika dhe trajnon gratë për të qenë të pavarura në jetën e tyre.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ledi tregoi se sfidat që i janë dashur të kalojë kur bënte këngë. Ajo theksoi se aktualisht nuk do merrej më me muzikë sepse zëri i saj dëgjohet më shumë teksa flet.

“Sfida ime e parë ka qenë ardhja ime në Shqipëri për investuar në industrinë e muzikës. Ideja ka qenë gjithmonë që të vazhdoja për muzikën klasike. Edhe fillova të merrja leksione nga Merita Halili, në mënyrë që të ruaja atë gjuhën shqipe.

Tregu nuk ishte aq i hapur sa është sot dhe nuk kisha njerëz të më ndihmonin, menaxher që të më tregonin tregonin. Këtu nuk të ndihmojnë, nuk të hapin derën, nuk të japin kontakte, i marrin vetëm për vete. Unë isha pak e guximshme për kohën. Unë e dashuroja muzikën, por bëja gjithçka vetë, menaxhimin vetë, këndoja, gjithçka.

Nuk mendoj që të rikthehem në muzikës momentalisht. Unë kam qenë gjithmonë ajo delja e zezë dhe gjithmonë bëja atë çfarë më thoshte truri im. Zëri im dëgjohet më shumë nëse unë flas dhe jo kur këndoj”, u shpreh Ledi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!