Policia e Krujës ka vënë në pranga dy persona dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për ndotje të ajrit.
Të ndaluarit janë shtetasit Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin një ditë më parë në Krastë kanë djegur një gropë gëlqereje me mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Krujë
Vijon puna për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë ndotje të ajrit, me pasoja për shëndetin e qytetarëve.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.
Këta shtetas, më datë 04.03.2020, në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al