Digjitalizimi në spitale, Rakacolli: Synojmë kirurgji robotike, komandohet nga mjeku

schedule18:37 - 30 Janar, 2024

schedule 18:37 - 30 Janar, 2024

Në një intervistë në “Special Report” në ABC Mira Rakacolli foli për vetëmenaxhimin e spitaleve, ndërsa u fokusua edhe tek rëndësia e digjitalizimit dhe ndikimi në infrastrukturën spitalore.

Sa i përket investimeve në infrastrukturë, Rakacolli shpjegoi se në këtë drejtim është bërë shumë punë dhe se ka pasur shumë investime në infrastrukturë dhe në aparatura mjekësore.

Operacione me robot;

Mira Rakacolli: Investime në infrastrukturë dhe aparatura mjekësore kanë qenë të mëdha në dekadën e fundit. Kemi pasur vetëm një aparat rezonance në QSUT dhe sot kemi rezonanca në posë spitale rajonale. Kirurgjia robotike, janë ndërhyrje kirurgjikale që bëhen me ndihmën e robotit. Bëhen ndërhyrje shumë të përpikta, do të jetë një investim tjetër që shkon paralelisht me trajnimin e mjekut.

Mjekët aktivitet privat brenda spitaleve autonome;

Mira Rakacolli: Mjekët që kanë dëshirë të bëjnë aktivitet privat jashtë orarit të punë në bazë të një kontrate me spitalin ju jepet e drejta ta ushtrojnë edhe brenda ambienteve të spitalit. Është bordi ai që përcakton sa do të jetë pagesa e qytetarit dhe se si do të ndahet kjo pastaj ndërmjet mjekut she institucionit që ofron këto kushte. Në spitalin e Fierit kjo mekanikë do të fillojë në 1 shkurt. Në spitalet e tjera do të fillojë gradualisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!