Digjet shtëpia në Korçë, 65-vjeçari bllokohet brenda nga flakët, ndërron jetë

schedule17:36 - 18 Tetor, 2021

schedule 17:36 - 18 Tetor, 2021

Një 65-vjeçar ndërroi jetë pasditen e sotme në Korçë, pasi shtëpia e vëllait ku jetonte u përfshi nga flakët. Ai u bllokua duke mos arritur që të dalë duke ndërruar jetë. Viktima është Vasil Dolani.

Shtëpia ishte në pronësi të Dhimitër Dolanit, i cili ashtu si gruaja Vasilika dhe djali Jorgaqi janë lënduar lehtë, por arritën që të dilnin me shpejtësi nga flakët.

Gazetarja e ABC, Lediona Xheladinaj raporton se 65-vjeçari ishte i alkoolizuar dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 të qytetit juglindor.

Policia dhe zjarrfikësja arritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por nuk mundën që të shpëtonin Dolanin. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një shkëndijë elektrike./Abcnews.al