Digjet shtëpia e barit, vdes i riu shqiptar në Angli

schedule15:42 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 15:42 - 14 Dhjetor, 2022

Një shqiptar është gjetur i pajetë në një shtëpi bari pas një zjarri në orët e para të mëngjesit të 12 dhjetorit.

Pas ngjarjes është arrestuar një 44-vjeçar, sipas medieve britanike.

Trupi u gjet në një shtëpi në kufirin jug-perëndimor Londër-Surrey menjëherë pasi policia nxitoi në vendngjarje pas raportimeve për nja zjarr.

Prona në Ewell është duke u kontrolluar, ndërsa hetimi vazhdon. Personi i arrestuar është ende në paraburgim.

Familjet që jetojnë aty pranë kanë mbetur të shokuar. Një fqinje, e cila jeton përballë shtëpisë së djegur tha se u zgjua natën nga flakët.

Ajo tha: Ishte ora rreth 01:30 kur e fika dritën për të shkuar në shtrat. Pak para orës 02:00 pashë një dritë të fortë para shtëpisë. E hapa perden për të hedhur një vështrim dhe pashë se një shtëpi po shkrumbohej nga flakët. Policia erdhi një orë më vonë.”

“Është tronditëse të ndodhë pak para Krishtlindjes.”

Në vendngjarje kanë qenë edhe oficerët e mjekësisë ligjore./Abcnwës.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!