Një banesë në Memaliaj është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, banesa sociale në të cilën jetonte nëna me 3 fëmijët është djegur plotësisht.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga njëri prej fëmijëve, që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
/abcnews.al/