VLORË– Një lokal është djegur pjesërisht në zonën e Zvërnecit në Vlorë.
Si pasojë e zjarrit nuk raportohet lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al