EMRI/ Digjet në mesnatë makina e oficerit të krimeve në Elbasan

schedule07:48 - 9 Janar, 2020

schedule 07:48 - 9 Janar, 2020

Digjet për shkaqe ende të panjohura automjeti i oficerit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Elbasanit, Edvin Gjyli.

Ngjarja ndodhi në mesnate, kur automjeti tip Pasat ishte i parkuar në lagjen ’28 Nëntori’.  Edvin Gjyli prej disa muajsh është rikthyer në punë pas një pezullimi me vendim gjykate.

Në fund të korrikut të këtij vitit Gjykata e Apelit Durrës vendosi të rrëzojë masën e pezullimit nga detyra dhe të kthejë në krye të Komisariatit të Cërrikut, Bilal Semanaj dhe vartësin e tij, shefin e krimeve Albion Xhihani.

Këta të fundit, bashkë me dy oficerë policie, Edvin Gjyli dhe  Eduard Hasani  u pezulluan me vendim të gjykatës së Elbasanit, pas dyshimeve se nxorën sekretin, lidhur me një superaksion që u zhvillua nga policia me 1 korrik në aksin rrugor Elbasan-Papërr, gjatë të cilit u zbulua një arsenal armësh të sofistikuara. Por gjykata rrëzoi këtë pretendim duke rikthyer në detyrë të gjithë oficerët./abcnews.al

*Foto nga vendi i ngjarjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!