Një zjarr i fuqishëm përfshiu një mobilieri në aksin Fushë Krujë-Tiranë në afërsi të Niklës gjatë mbrëmjes së sotme.
Pranë mobilierisë kanë shkuar 3 zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët për disa minuta.
Si pasojë e erës u rrezikua që zjarri të përhapej edhe nëpër magazinat e tjera ngjitur me mobilierinë, por fatmirësisht kjo është shmangur.
Mobilieria është në pronësi të një banori të zonës të quajtur Flamur Brama. Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilierisë dyshohet se zjarri është aksidental. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.
Për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, këto magazina përfshihen shpesh në flakë, duke shkaktuar re të dendura tymi në zonë.
/abcnews.al