Digjet makina e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani

schedule10:18 - 31 Tetor, 2020

schedule 10:18 - 31 Tetor, 2020

Një automjet ka shpërthyer në flakë në qendër të Durrësit mëngjesin e sotëm. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se makina tip “Benz” ishte duke lëvizur në rrugën pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”, në momentin që u përfshi nga zjarri.

Fatmirësisht drejtuesi arriti të dilte në kohe nga makina, pa pësuar dëmtime. Gazetari Leonidha Musaj raporton se mjeti është në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani. Ilir Nishani është me profesion inxhinier.

Paraprakisht sipas policisë dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

g.v/abcnews.al