Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleda Hoxha në Krujë

schedule09:24 - 19 Shkurt, 2021

schedule 09:24 - 19 Shkurt, 2021

Një automjet tip BMW është djegur pjesërisht në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti që ka marrë flakë është në pronësi të I. K., 28 vjeç, banues në Krujë. Abcnews.al mëson se 28-vjeçari është sekretari i gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, e arrestuar pak ditë më parë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Ndërkohë, policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kujtojmë se Enkeleda Hoxha dhe  zyrtarë të tjerë të gjykatës së Krujës u arrestuan pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, pasi akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!