Një automjet është shkrumbuar nga flakët në Vlorë, mbrëmjen e së hënës.
Burime për Abc News bëjnë me dije se automjeti tip Audi R8 me targa gjermane është djegur në parkimin e një hoteli në Vlorë.
Automjeti u përket pushuesve nga Maqedonia e Veriut, të cilet prej katër ditësh ndodhen në Vlorë. Pushuesit janë nga Kërçova e Maqedonisë dhe pronari i kësaj pronari është Burim Zyberi, i cili thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse e kanë ja kanë djegur mjetin.
“Kemi ardhur për pushime prej katër ditësh dhe ndodhi djegia e makinës. Nuk kemi asgjë zënkë me asnjë se di pse duhet të ndodhë kjo, unë kam ardhur për pushime. Unë jetoj dhe punoj në Gjermani”, është shprehur pronari i makinës.
Sipas policisë makina është djegur qëllimisht duke i hedhur lëndë djegëse. Pushuesit ndodhen prej katër ditësh në Vlorë. /abcnews.al