Digjet magazina me parkete në Gjirokastër

schedule11:34 - 27 Korrik, 2021

schedule 11:34 - 27 Korrik, 2021

 

Një pjesë e konsiderueshme e magazinës më të madhe në Gjirokastër dhe konkretisht të asaj në fshatin Vrisera ku lëndët drusore përpunohen dhe më pas tregtohen është përfshirë nga flakët. Mësohet se dëmi material është tepër i madh. Për fat të mirë punëtorët kanë dalë në kohë nga magazina dhe nuk pësuan asnjë dëm, ndërsa ato material janë të konsiderueshme.

Ndërhyrja në kohë e disa mjeteve zjarrfikëseve nga Dropulli, Libohova dhe Gjirokastra bëri që flakët të neutralizohen pas dy orësh, duke ndaluar në kohë përhapjen e tyre dhe në godinat e tjera.

Dyshohet se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin. Kur situata të normalizohet pritet që të kryhen dhe verifikime për dëmet financiare që shkaktuan flakët.

/Abcnews.al