Një automjet, në pronësi të shtetasit F. G, është djegur pothuajse plotësisht gjatë natës.
Automjeti tip “Benz” me targa SR 6605 B, ndodhej i parkuar përpara një biznesi në fshatin Gjashtë, të Sarandës.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies. Ndërkohë Policia, e cila u ndodh në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet dhe autorët e kësaj ngjarje.
Informacion-Më datë 27.02.2021, rreth orës 00:32, në fshatin Gjashtë, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. G, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/