Shkrumbohet banesa një kateshe në Njësinë Administrative Golaj, Bashkia Has.
Në prag të fundvitit është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit një shtëpi në Golaj të Hasit. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikses nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.
Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Sakaq, grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.
Ndërkohë, familja e S. Meshi nga djegja e banesës ka ngelë në qiell të hapur./abcnews.al