Digjet banesa në Vlorë, familja mbetet pa strehë

schedule12:39 - 2 Janar, 2020

schedule 12:39 - 2 Janar, 2020

Një banesë në lagjen “Partizani” është shkumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 janarit. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur menjëherë dy forca zjarrëfikëse të cilët kanë bërë të mundur edhe fikjen e zjarrit. Shkak një shkendije elektrike.

Dy pjesëtar të familjes Braçe në qytetin e Vlorës kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Zjarri ka arritur të dëmtojë të gjithë orenditë shtëpiake, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmiresisht asnjëri prej familjare nuk është dëmtuar.

Kryefamiljarja Pellumbesha Braçe mes lotësh, tregon momentet e para kur kuptuan se shtëpia ishte përshirë nga zjarri.

E zonja e shtëpisë tregon se zjarri i ka djegur gjithçka.

Ndërkohë një nga banoret e zonës rrëfen se flakët u përhapën me shpejtësi dhe u ndjenë të rrezikuar.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!