Kukës- Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë natës. Dyshohet se shkak ka qenë hedhja e një sasie lëndë djegëse benzinë. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
“Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

