Digjet apartamenti në Shkodër, lëndohet rëndë e moshuara, dërgohet në  Spitalin e Traumës

schedule07:20 - 25 Maj, 2022

schedule 07:20 - 25 Maj, 2022

Një apartament në katin e tretë të një pallati në Shkodër është përfshirë nga flakët , e për pasojë ka mbetur e lënduar një e moshuar 49 vjeç me iniciale Ll.V,  e cila për shkak të djegieve që ka marrë është transportuar në  Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Ndoc Mazi”.

Abcnews.al mëson se e moshuara është në gjendje të rëndë.

E moshuara kishte mbetur e bllokuar për rreth një orë në ballkonin e apartamentit, si pasojë e flakëve të zjarrit.

Pas një ore luftë me flakët, e moshuara u nxor nga shërbimi zjarrfikës dhe banorët e pallatit e u transportua më pas në spital.

Zjarri në banesë dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Gjatë natës, në lagjen “Ndoc Mazi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Ll. V., 79 vjeçe, në katin e tretë të një pallati.

E moshuara ka mbetur e bllokuar për rreth 1 orë në ballkonin e pallatit.

Nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, u bë e mundur nxjerrja nga ballkoni e 79-vjeçares, e cila u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/