Digjen parashikimet për Gjykatën Kushtetuese, s’do të funksionojë as në Shtator

schedule15:15 - 8 Gusht, 2019

schedule 15:15 - 8 Gusht, 2019

Parashikimet e politikës për një Gjykatë Kushtetuese funksionale në shtator, rrëzohen. Edhe pse kjo gjykatë mund  të ketë 4 anëtarët e parë të rinj të saj, ajo nuk mund të shqyrtojë çështje të nxehta si vlefshmëria e 30 qershorit, shkarkimi i presidentit apo ligji i teatrit kombëtar, pasi për këtë duhen 6 gjyqtarë.

“Gjykata Kushtetuese mund të ketë në Shtator 4 anëtarët e parë të saj, por, pas skualifikimit të kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duket e vështirë që ajo nuk mund të jetë funksionale për të shqyrtuar çështje të nxehta”.

Vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, shkarkimi i Presidentit të Republikës, apo ligji për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, janë çështje që do ta marrin përgjigjen shumë vonë.

Brenda shtatorit siguria e vetme që vjen nga procesi është zgjedhja e 4 anëtarëve të parë të rinj të Gjykatës Kushtetuese: 2 nga Presidenti Ilir Meta dhe 2 nga Kuvendi.

Për këto 4 vakanca ka vetëm 6 kandidatë.

Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë do të koordinohen për të mos përzgjedhur të njëjtët emra, çka do të rrezikonte që procedura të hapej nga e para.

Por ky bashkëpunim ndërinstitucional, nuk e zgjidh ngritjen e Gjykatës Kushtetuese funksionale.

Kjo, pasi, edhe me këto zgjedhje, Gjykata Kushtetuese do të ketë 5 anëtarë abshkë me Vitore Tushën, dhe duhen 6 gjyqtarë për shqyrtimin e çështjeve.

Asnjë shenjë në horizont nuk ka për plotësimin e 5 vankancave të tjera në Gjykatën Kushtetuese. Për 3 vende të lira, propozimet duhet të vijnë nga gjykata e Lartë, e cila ka bërë disa shpallje, por askush nuk ka shprehur interes.

Një vend duhet të plotësohet nga Kuvendi, po të gjitha aplikuesit janë skualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Vakanca e fundit duhet të plotësohet nga Presidenti, por filtrin e KED-së e kanë kaluar vetëm 2 nga aplikantët, teksa ligji kërkon minimalisht 3 garues dhe procesi duhet të rihapet.

Në këto kushte, shqiptarët do të presin gjatë për drejtësi, ndërsa politikanët nuk do të marrin dot shpejt përgjigjet e duhura për betejat e tyre publike.

KANDIDATET PER GJYKATEN KUSHTETUESE

 

PRESIDENTI                      PRESIDENTI                       KUVENDI                 KUVENDI

1-Arta Vorpsi                   1-Arta vorpsi                     1-Arta Vorpsi         1-Arta Vorpsi

2-Besnik Muçi                 2-Elsa Toska                       2-Besnik Muçi        2-Elsa Toska

3-Elsa Toska                    3-Fiona Papajorgji             3-Elsa Toska           3-Fiona Papajorgji

4-Regleta Panajoti         4-Marsida Xhaferllari

 

KANDIDATET PER GJYKATEN KUSHTETUESE

 

GJYKATA E LARTE      GJYKATA E LARTE     GJYKATA E LARTE

Nuk ka kandidate       Nuk ka kandidate    Nuk ka kandidatë

 

KANDIDATET PER GJYKATEN KUSHTETUESE

 

PRESIDENTI                             KUVENDI

1-Regleta Panajoti                  Nuk ka kandidatë

2-Besnik Muçi

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!